ZHBLLOKOJ kal.

  • 1. usht. E nxjerr dikë nga rrethimi; i heq rrethimin një ushtrie, një kështjelle, një qyteti, një vendi etj.; çaj rrethimin. Zhbllokuan qytetin. Zhbllokuan forcat e rrethuara. Zhbllokuan rrethimin.
  • 2. Hap përsëri rrugën, bëj që të rifillojë lëvizja, një punë a një veprimtari, liroj kalimin; e ndreq, i heq pengesën ose atë që e ka bllokuar. Zhbllokuan rrugën. Zhbllokoi furrën. Zhbllokoi gypin (kanalin). Zhbllokuan sondën.
  • 3. Bëj që të rifillojë qarkullimi i diçkaje, bëj që të rifillojnë veprimet me të. Zhbllokoi mallin. Zhbllokoi fondet (rezervat monetare, kredinë). fin.
  • 4. mjek. Shëroj një organ të trupit, duke i hequr pengesën që e ka zënë. Zhbllokoi zorrët (veshkat).