zhdërvillem
ZHDËRVILLEM vetv.
- 1. vet. veta III. Çmbështillet, shprishet (lëmshi a diçka tjetër e ngatërruar); zhdridhet, shthuret (gërsheti etj.). Litari u zhdërvoll. Iu zhdërvollën gërshetat.
- 2. Eci duke përdredhur trupin, përdridhem; lëviz duke bërë dredha të shumta. Zhdërvillet si mace. Lumi zhdërvillej nëpër luginë. Retë zhdërvilleshin nëpër qiell.
- 3. Bëhem më i shkathët nga trupi, bëhem i zhdërvjellët, shkathem. Ka nisur të zhdërvillet.
- 4. fig. Zhvillohem e bëhem më i shkathët nga mendja; i kap e i zgjidh gjërat më shpejt, veproj me shkathtësi e me lehtësi, bëhem i zhdërvjellët, shkathem.
- 5. Pës. e ZHDËRVJELL.