zhdërvjellët
ZHDËRVJELLËT mb.
- 1. Që është i shpejtë, i gjallë dhe i shkathët në lëvizje e në veprime; i lehtë nga trupi; i shkathët (për trupin, duart etj.). Djalë i zhdërvjellët. Vajzë e zhdërvjellët. Me këmbë (me duar) të zhdërvjellëta. Ka trup të zhdërvjellët.
- 2. fig. I zhvilluar e i shkathët nga mendja; që i kap dhe i zgjidh gjërat shpejt, që vepron me shkathtësi e me lehtësi. Mendje e zhdërvjellët. Administratë e zhdërvjellët. Organizatë e zhdërvjellët. U tregua i zhdërvjellët.
- 3. edhe fig. Që bëhet a që kryhet me shpejtësi e me shkathtësi, në përshtatje me rrethanat e kushtet konkrete. Zbatim i zhdërvjellët. Sulm i zhdërvjellët. sport. Punë e zhdërvjellët edukuese. Forma pune të zhdërvjellëta.
- 4. Që është shumë i thyer e me kthesa (për një rrugë etj.); që ka një larmi formash të bukura e të këndshme. Rrugë e zhdërvjellët. Lumë i zhdërvjellët. Ndërtesa ka vija të zhdërvjellëta.
- 5. Që ka trajtë të lakuar a të thyer, që është me dredha (për rreshtim njerëzish). Formacion (rreshtim) i zhdërvjellët. Në vijë të zhdërvjellët.
- 6. fig. Që është plot gjallëri e zhdërvjelltësi; që ka zhvillim të shpejtë; i pasur, i larmishëm e me fuqi të madhe shprehëse. Gjuhë e zhdërvjellët. Tregimi ishte i zhdërvjellët.