zhdërvjelltësi
ZHDËRVJELLTËSI
- 1. Të qenët i shpejtë, i gjallë dhe i shkathët në lëvizje e në veprime, të qenët i zhdërvjellët; shkathtësi. Zhdërvjelltësia e trupit. Zhdërvjelltësia e akrobatit. Ka (fitoi) zhdërvjelltësi. Lëviz (përdor) me zhdërvjelltësi.
- 2. fig. Të qenët i zhvilluar e i shkathët nga mendja; aftësia për t'i kapur dhe për t'i zgjidhur gjërat shpejt, për të vepruar me shkathtësi e me lehtësi; shkathtësi. Zhdërvjelltësia e mendjes. Zhdërvjelltësia në punë. Luan me zhdërvjelltësi.
- 3. Vetia e diçkaje të zhdërvjellët, që është plot gjallëri e ka zhvillim të shpejtë; të qenët i larmishëm e me fuqi të madhe shprehëse. Zhdërvjelltësia e gjuhës. Zhdërvjelltësia e poezisë revolucionare. Zhdërvjelltësia e melodive popullore.