zhdrejtë
ZHDREJTË mb.
- 1. spec. I tërthortë, që nuk bëhet drejtpërdrejt; që bëhet nëpërmjet të dikujt a të diçkaje tjetër; që bëhet në drejtim tjetër a në drejtim të kundërt. Pyetje e zhdrejtë. Tregim i zhdrejtë. let. tregim që bëhet jo nga autori i veprës, por nëpërmjet një personazhi. Reaksion i zhdrejtë. kim. reaksion, gjatë të cilit lënda e krijuar shpërbëhet përsëri në elementet e saj. Pjalmim i zhdrejtë. bot. pjalmim që bëhet ndërmjet dy luleve. Fjali pyetëse e zhdrejtë. gjuh. fjali, në të cilën pyetja bëhet në mënyrë të tërthortë.
- 2. mat. I tillë që rritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell zvogëlimin e anës tjetër ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas. Përpjesëtim i zhdrejtë. Rregulla e treshit e zhdrejtë.
- Kundrinë e zhdrejtë gjuh. shih te KUNDRIN/Ë,~A. Ligjëratë e zhdrejtë gjuh. shih te LIGJËRAT/Ë,~A I. Rasë e zhdrejtë gjuh. shih te RAS/Ë,~A.