zhduk
ZHDUK kal.
- 1. Bëj që të mos jetojë a të mos jetë më, e shuaj krejtësisht, e shfaros, e asgjësoj; bëj që të mos duket më në faqe të dheut. Zhduk mikrobet. E zhdukën fare. E zhdukën fizikisht. Zhdukën gjithçka. Zhduk nga faqja e dheut. I zhduku të gjitha shenjat.
- Zjarri e zhduku bimësinë.
- 2. Bëj që një dukuri të mos jetë më a të mos shfaqet më, i jap fund një shfaqjeje a diçkaje tjetër. Zhdukëm analfabetizmin (shfrytëzimin, papunësinë). Zhdukën feudalizmin. Luftojnë për të zhdukur të metat.
- Zhduk me një vijë (pene) diçka libr. shih te VIJ/Ë,~A.