zhdukem
ZHDUKEM vetv.
- 1. vet. veta III. Pushon së qeni, nuk duket a nuk shihet më në faqe të dheut, nuk është a nuk gjendet më; shuhet, shfaroset. U zhdukën krimbat (mizat). U zhduk një herë e mirë. Në natyrë asgjë nuk zhduket, çdo gjë shndërrohet. U zhduk nga faqja e dheut.
- 2. U humbas njerëzve nga sytë, iki dhe nuk dukem për një kohë të gjatë, fshihem; kund. dukem. U zhduk ngadalë (papritur, fluturimthi, sa çel e mbyll sytë). U zhduk në pyll. Se nga ishte zhdukur. U zhduk pa lënë gjurmë. Duket e zhduket. Ku u zhduke kështu? Je zhdukur fare! Zhduku tani! përçm.
- 3. vet. veta III. Nuk është a nuk shfaqet më (një ndjenjë); largohet fare, shuhet (një dukuri), humb. Iu zhduk frika. Iu zhduk ndjeshmëria. Iu zhduk ngjyra e verdhë.
- U zhduk rreziku.
- 4. Pës. e ZHDUK.