zhdukur
ZHDUKUR mb.
- 1. Që nuk është më i gjallë, që është shuar nga faqja e dheut, që është shfarosur; që nuk shfaqet më asgjëkund a që nuk dihet se ku është, i humbur. Shokët e zhdukur. Lule(bimë) e zhdukur. Sende të zhdukura. Njeri i zhdukur. drejt. njeri që mungon në vendbanimin e tij për më shumë se një vit pa dhënë asnjë lajm.
- 2. si em. ~, ~I (i) m. ~, ~IT (të). Ai që nuk është më i gjallë; ai që është zhdukur, ai që ka ikur a që ka munguar për një kohë të gjatë. Kërkonin (i gjetën) të zhdukurit.