zhgënjej
ZHGËNJEJ kal.
- 1. Nuk i dal dikujt ashtu siç më mendonte (kur dal keq); e bëj që të humbasë besimin a shpresën që kishte më përpara te dikush a te diçka, bëj që të zhgënjehet. E zhgënjeu qëndrimi i tij. E zhgënjyen fjalët e saj. I zhgënjeu të gjithë.
- 2. vet. veta III. Bën që të mos dalë ashtu siç mendohej, del krejt ndryshe nga ç'pritej (kur del keq). Ia zhgënjeu shpresat (besimin).