ZHGËRRYEJ kal.

  • 1. Gërryej me vrull e për një kohë të gjatë dheun, plehun, borën etj., duke e hedhur sa andej-këtej. E zhgërreu borën me këmbë. E zhgërryen tokën me thonj.
  • 2. E tërheq zvarrë ose e rrokullis dikë a diçka në pluhur, në baltë etj. dhe e fëlliq; përlyej, zhyej, fëlliq. E zhgërreu nëpër pluhur. I zhgërreu në baltë. Zhgërreu pantallonat (fustanin).
  • 3. fig. Harxhoj diçka pa masë, e bëj rrush e kumbulla. E zhgërreu mallin (pasurinë).
  • 4. fig. Hedh poshtë e shkel diçka si një gjë fare pa vlerë, përdhos. Ia zhgërreu ndjenjat në baltë.