ZHGJAKËSOJ kal.

  • 1. I marr gjakun një të vrari, duke vrarë vrasësin a një të afërm të tij, laj gjakun (sipas zakonit të vjetër të gjakmarrjes). E zhgjakësoi të vëllanë (nipin).
  • 2. E shlyej një të keqe, një dhunë, një turp etj. që më ka bërë dikush duke e ndëshkuar fajtorin a keqbërësin. E zhgjakësoi turpin që iu bë.
  • 3. I nxjerr gjakun një kafshe të therur, e lë t'i kullojë gjaku, e pastroj nga gjaku. E theri dhe e zhgjakësoi.