zhubër
ZHUBËR f.
- 1. Palë e çrregullt që bëhet në një pëlhurë, në një rrobë, në një letër etj. kur e mbledhim, e ngjeshim a e palosim; rrudhë. Zhubrat e xhaketës (e fustanit). Është bërë me zhubra. Ia shtriu zhubrat.
- 2. Rrudhë që bëhet në fytyrë, në duar etj. Zhubra të imëta (të thella). Zhubrat e fytyrës. Ballë me zhubra.
- 3. Valëzim i lehtë që krijohet në sipërfaqen e detit, të liqenit etj.; rrudhë. Zhubrat e ujit (e liqenit).