ZHUBROSUR mb.

  • 1. Që është bërë tërë zhubra, që është zhubrosur (për rrobat); që e ka sipërfaqen me rrudha, i rrudhur. Kostum i zhubrosur. Fletore e zhubrosur.
  • 2. Që është mbledhur e është bërë tërë rrudha, që është zhubrosur (për lëkurën, fytyrën etj.); që i kanë dalë rrudha në lëkurë, i rrudhur. Me fytyrë të zhubrosur. Me faqe të zhubrosura. Me lëkurë të zhubrosur. Plak i zhubrosur.
  • 3. Që është fishkur e është tharë nga thatësira a nga vapa e madhe (për bimët). Gjethe (bimë) të zhubrosura.