ZHURMËSHUMË mb.

  • 1. Që bën shumë zhurmë gjatë lëvizjes a gjatë punës së vet; zhurmëmadh. Lumë (det) zhurmëshumë.
  • 2. Që është i mbushur plot me zëra e me zhurma të ndryshme, që ka shumë zhurmë, zhurmëmadh. Qytet (rrugë) zhurmëshumë.
  • 3. keq. Që bëhet qëllimisht me bujë e me zhurmë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; i bujshëm, zhurmëmadh. Lëvdata zhurmëshumë. Reklamë zhurmëshumë. Mbledhje zhurmëshumë.