zhvoshk
ZHVOSHK kal. 1. I heq lëvoren një druri; zhvesh kallirin e misrit; qëroj. Zhvoshk trungun. Ia zhvoshku lëkurën plepit. I zhvoshku bisqet e rinj. Zhvoshk misrin. 2. Rrjep lëkurën e trupit; shqyej. E zhvoshkën ferrat nëpër këmbë. Barra ia zhvoshku supin. 3. I heq shtresën që mbulon diçka ose me të cilën është lyer a është veshur. E zhvoshku murin. Iu zhvoshk boja derës. E paskan zhvoshkur pjatën.