ZHVOSHKUR mb.

  • 1. Që i është hequr lëvorja (për një dru); që është zhveshur (për një kalli misri); i qëruar. Lastarë të zhvoshkur. Misër i zhvoshkur.
  • 2. Që i është rrjepur lëkura petë-petë, që i ka rënë lëkura vende-vende (për njeriun a për trupin e tij ose për kafshët). Me trup të zhvoshkur. Me qafë të zhvoshkur.
  • 3. Që i ka rënë shtresa me të cilën ishte mbuluar, që i është hequr ajo që e vishte etj.; që ka rënë vende-vende, që është rrjepur. Kornizë e zhvoshkur. Mure të zhvoshkura. Suva e zhvoshkur.