zhytem
ZHYTEM vetv.
- 1. Futem në ujë a në një lëng tjetër aq sa të mbulohem i tëri; kridhem në det, në liqen etj.; futem në baltë etj. sa të mos dukem më, kridhem, fundosem; kridhem diku sa gati nuk dukem. Zhytem në ujë (në det, në lumë). U zhyt në baltë. U ishin zhytur këmbët deri në gjunjë. Ishte zhytur i tëri në kolltuk. U zhyt në errësirë.
- 2. fig. Bie në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dal dot lehtë; pushtohem i tëri nga një ndjenjë, nga mendimet, dëshirat, ëndërrimet etj.; kridhem. U zhyt në borxhe. U zhyt në mendime (në heshtje). U zhyt në lexim.