zonjushë
ZONJUSHË f.
- 1. vjet. Vajzë e një familjeje të pasur dhe me shërbëtorë; vajza e një zotërie.
- 2. vjet. Përdorej për të thirrur me nderim një vajzë të rritur e të pamartuar.
- 3. libr. Përdoret për t'iu drejtuar në mënyrë zyrtare a me nderim vajzave që janë shtetase të një vendi josocialist e që nuk janë komuniste.
- 4. vjet. Përdorej nga nxënësit për t'iu drejtuar mësueses.
- 5. mospërf. Vajzë e përkëdhelur, së cilës nuk i pëlqen të punojë dhe që e mban veten më të madh.