zotëroj kal.

  1. Jam zot a pronar i diçkaje; e kam në dorë dikë a diçka; kam. Zotëronte tokën. Zotëron mjete të shumta (të fuqishme).
  2. E kam në dorë, mund ta bëj si të dua, ia nënshtroj vullnetit tim, e përmbaj; e mposht. Nuk i zotëronte dot këmbët. E zotëron veten. E zotëron gjendjen. E zotëroi sallën.
  3. E di a e njoh mirë diçka, e kam përvetësuar si duhet. E zotëron mirë profesionin (teknikën). Zotëron dy gjuhë të huaja.
  4. edhe jokal. vet. veta III. Gjendet më lart se diçka tjetër dhe lejon që kjo të shihet e të vëzhgohet mirë; është a ndodhet përmbi diçka. Kodra zotëron qytetin. Kalaja zotëron fushën. Shkëmbi zotëron mbi lumë.
  5. jokal. kryes. veta III. Është përhapur kudo, ka përfshirë çdo gjë; ka më shumë; sundon. Në brigadë zotëronin gratë. Në jetën tonë zotëron shembulli pozitiv. Zotëron një gjendje e shkëlqyer. Zotëroi heshtja (qetësia). Zotëron një atmosferë pune (e ngrohtë).