ZVARRITEM vetv.

  • 1. Lëviz duke u hequr zvarrë për tokë, tërhiqem zvarrë; vet. veta III shtrihet a ngjitet pas diçkaje. U zvarrit drejt kodrës. Fëmija filloi të zvarritej. Degët e kungullit zvarriten për tokë.
  • 2. Eci a lëviz ngadalë sikur hiqem zvarrë; rrëshqas; bredh ngadalë e pa një synim të caktuar. Karvani zvarritej nëpër faqen e malit. Zvarriteshin nëpër rrugë. Nëpër qiell zvarriten retë. Lotët i zvarriteshin nëpër faqe.
  • 3. fig. E shtyj jetën me të keq, mezi jetoj, zhargem. Zvarriteshin me të keq.
  • 4. vet. veta III fig. Bëhet a zhvillohet pa gjallëri, ecën ngadalë e si me zor. Jeta zvarritej. Ditët zvarriteshin njëra pas tjetrës.
  • 5. Pës. e ZVARRIT.