zverdhem
ZVERDHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Merr ngjyrë të verdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Letra ishte zverdhur. Iu zverdhën flokët nga dielli.
- 2. Bëhem si i verdhë në fytyrë, zbehem. U zverdh nga frika. Aty skuqej, aty zverdhej
- 3. Pës. e ZVERDH.
- Iu zverdh hunda dikujt shih te HUND/Ë,~A. As skuqet (kuqet) as zverdhet (verdhet) shih te SKUQEM 7.