ZVJERDHUR mb.

  • 1. Që i është prerë gjiri, që është larguar nga e ëma, që nuk pi më gji (për foshnjën a për të voglin e një kafshe). Fëmijë i zvjerdhur. Qengj (kec, viç) i zvjerdhur.
  • 2. Që i është ftohur dëshira për diçka, që i është neveritur diçka; që është ftohur a është larguar prej dikujt a prej diçkaje.
  • 3. vet. veta III krahin. Që i kanë rënë lulet dhe ka filluar të lidhë kokrra (për pemët). Qershi e zvjerdhur.
  • 4. Që i janë prerë rrënjët e tepërta a lastarët e pa dobishëm (zakonisht për hardhitë). Fidan i zvjerdhur.