ZYMTË mb.

  • 1. Që ka ngjyrë të errët e pa shkëlqim; që ka pak dritë, i errët, i vrenjtur, i ngrysur. Ngjyrë e zymtë. Vend i zymtë. Ndërtesë e zymtë. Ditë e zymtë. Mot (qiell) i zymtë.
  • 2. Që shpreh mërzi e trishtim, që s'ka gëzim e gjallëri; i vrenjtur, i ngrysur; kund. i çelur. Njeri i zymtë. Me fytyrë të zymtë. Me sy të zymtë. Vështrim i zymtë. Kishte pamje të zymtë. Është bërë i zymtë.
  • 3. fig. Që s'ka gëzime, që është plot trishtim; që është i paqartë, i errët, i turbullt. Jetë e zymtë. E ardhme e zymtë. Qëllime (mendime) të zymta. Në rrethana të zymta. Gjendje e zymtë shpirtërore.