Administruesit në WikiFjalori kanë disa privilegje më shumë si p.sh. ata mund të:

  • mbrojnë dhe lirojnë faqet për redaktim
  • redaktojnë faqet e mbrojtura
  • grisin faqet
  • bllokojnë përdorues dhe IP adresa

Nuk do të thotë se një administrues meqë ka këto privilegje mund t'i shfrytzojë këto të drejta si ti teket atijë apo atyre! d.m.th. se Administruesit nuk kanë më shumë fuqi se redaktorët e tjerë, por thjeshtë kanë fituar besimin e komunitetit dhe duhet të veprojnë sipas rregullave të caktuara nga i gjithë komuniteti. Tani për tani nuk ka shumë rregulla tek WikiFjalori shqip, prandaj do të ndiqen më tepër rregullat e caktuara tek Wiktionary Angleze meqënse ajo është me e vjetër dhe ka përfituar nga zhvillimi në mënyre evolucionare më shumë se WikiFjalorë e tjerë.

Nëse ka nevojë dhe dëshirë administrues të tjerë mund të zgjidhen këtu duke vënë kandidaturën vetë ose më mirë duke i sponsorizuar kandidaturën një redaktori tjetër. Kushtet për tu bërë administrues në përgjithësi kanë të bëjnë me sa kohë dhe sa kontribute një redaktor ka dhënë. Redaktori duhet të jetë i besueshëm dhe kjo gjë arrihet vetëm duke qenë sa më shumë në kontakt me redaktorët e tjerë. Tek Wiktionary Angleze koha është zakonisht tek 2 ose 3 muaj dhe rreth 1000 kontribute, por këtu mund të jetë dhe më pak.

Kandidatura të sponsorizuara redaktoni

Kandidatura për Administrues redaktoni

Kandidatura për Burokrat redaktoni

Kandidatura vetjake redaktoni

Kandidatura për Administrues redaktoni

Kandidatura për Burokrat redaktoni

Kërkesë për miratim / Bot status redaktoni

Lista e administruesve redaktoni

Lista e robotëve me titull redaktoni

Lista e burokratëve redaktoni

Shikoni dhe redaktoni