fryt m. sh. frutë

  1. Organ i bimëve, që zhvillohet e bëhet kokërr në trajtë e në madhësi të ndryshme, pasi pllenohet vezorja e lules dhe që ka brenda fara ose bërthama për riprodhimin e bimës. Fryti i dushkut (i selvisë, i kumbullës, i domates). Fara (bërthama) e frytit. Formimi e zhvillimi i frytit.
  2. vet. nj. biol. Embrioni i pjellës së njeriut dhe kafshëve gjitare.
  3. fig. Ajo që arrihet me një punë a me një veprimtari, përfundimi i dobishëm i diçkaje, rezultat. Fryti i punës (i përpjekjeve). Fryti i djersës së dikujt. Punë me (pa) fryt. Jep fryt.