Shqip

ajo përem.

  1. (vetor.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur pak më parë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ajo vetë pikërisht ajo.
    Ajo punon. I tregoj asaj. E marr me mend. Rri me të. Jo kjo këtu, por ajo atje.
  2. (përd. em. libr.) Përdoret në vend të emrit të përveçëm të një heroine ose të emrit të së dashurës në një vepër letrare.
  3. (dëft.) Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur më parë se një tjetër; kund. kjo. Ajo atje. Ja ajo. Po (gjithë) ajo e njëjta. Ajo vajzë (rrugë). Në atë mënyrë.
  4. (dëft.) Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. kjo.
    Në këtë ose në atë fushë. Nga kjo ose nga ajo anë. Në këtë ose në atë mënyrë.
  5. (dëft.) Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë; kund. kjo.
    Atë ditë (natë). Atë vjeshtë (pranverë). Atë herë. Në atë minutë.
  6. (dëft.) Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri. Ishte Partia ajo, që i udhëhoqi masat në luftë.
  7. (dëft. bised.) Përdoret para një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim.
    Ajo farë grua. Gjithë ajo bukuri. Deri në atë shkallë.
  8. (dëft.) Përdoret për të treguar në mënyrë të përgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanat që përmenden më parë ose që plotësohen më pas.#:Ajo që ndodhi. Atë që s'ta pret mendja. Atë që është dhënë. Sa për atë lidhur me diçka, përsa i përket diçkaje. Përveç asaj përveç kësaj, gjithashtu.
  9. (dëft. libr.) Përdoret në vend të një emri të gjinisë femërore në numrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
  10. (dëft. euf.) përdoret për të zëvendësuar një emër (sëmundjeje etj.), që nuk dëshirojmë e që nuk e quajmë të udhës ta zëmë në gojë për shkak paragjykimesh a për arsye të tjera. Ajo punë sëmundja e tokës. Ajo e fëmijëve (e tokës) sëmundja e tokës.
    Ato të grave zakonet, rregullat e grave. Ajo e gjellës kripë gjelle.
    Ajo botë (jetë) bota tjetër sipas paragjykimeve fetare e idealiste. I ra në të (në fije, në fill) shih te fije ~a. S'ka gjë në të shih te kam.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera


Anglisht - she, shqiptimi:/Si:/ ; Audio:she
Gjermanisht - sie,
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Norvegjishte e re
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht

Rusisht
Kinezisht
Finlandishte: hän
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Serbo-kroatishte
Austrishte

Rumanisht
Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjeshtë

Referencat

  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0


Spanjishte


Emër

  1. hudhër