katërt num. rresht.

  1. Që i përgjigjet numrit katër në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj., që vjen menjëherë pas të tretit. Radha (banka) e katërt. Dita e katërt. Muaji (viti) i katërt. Klasa e katërt. Në orën e katërt të mësimit.
  2. përd. em. f. Një nga të katër pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e katërta. Tri të katërtat.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. E katërta C. Doli i katërti.