katër
Shqip
redaktoniNumër
redaktonikatër num. them.
- Numri që vjen menjëherë pas treshit dhe që shënon një sasi të barabartë me tre edhe një. Katër shokë. Katër fletore. Katër herë. Katër orë. Katër ditë (muaj, vjet). Në orën katër. Katër herë dy. Katër pikat e horizontit. Katër të dhjetat. Me katër klasa. Ndaj në katër pjesë. E pjesëtoj për katër.
- përmb. ~ (të), KATRA (të). Katër njerëz, kafshë ose sende bashkë a menjëherë. Erdhën (që) të katër. Ikën (që) të katra.
- përd. num. rresht. I katërt. Dhoma (kabina) katër.
- Nuk bëhem dot katër jam shumë i zënë me punë, kam shumë punë, të cilat nuk mund t'i kryej dot të gjitha njëherësh. I hyn era në të katër anët shih tek ER/Ë,~A I. E hodhi (e flaku, e nxori, e la) në mes të katër rrugëve (në rrugë, në mes të rrugës, në rrugë të madhe) shih te RRUG/Ë,~A. Mbeti në mes të katër udhëve (udhëve, në mes të udhës, në udhë të madhe) shih tek UDH/Ë,~A. Punon sa për katër (veta) punon shumë, është punëtor i madh e i palodhur. Vrapoi (rendi, iku, ia mbathi) me të katra vrapoi duke vënë të gjitha forcat (zakonisht kur e ndjek dikush), vrapoi sa i hanin këmbët. Bën në katër liq dikush shih te LIQ,~TË. I bëj sytë katër shikoj me kujdes të madh, përpiqem të shoh gjithçka e të mos më shpëtojë asgjë; rri syhapët. I bëj veshët katër dëgjoj me vëmendje të madhe, përpiqem të dëgjoj gjithçka e të mos më shpëtojë asnjë fjalë, përgjoj me kujdes të veçantë. I bëjnë sytë katër tregojnë kujdes të madh që të mos u shpëtojë gjë pa e vënë re, rrinë gjithnjë syhapur. E çofshin me katër veta! mallk. shih te ÇOJ I. Është katër hapa (larg) shih te HAP,~I. I kanë mbetur (vetëm) katër muret shih te MUR,~I.
katër f.
- Shifra katër (4); sasia që shënohet me këtë shifër. Shkruaj katrën. Mbledh dy katra. Heq një nga katra.
- Send a njeri, që shënohet me shifrën katër. Katra spathi (në letra). Hodhi katrën (në lojën me letra). Katra luajti më mirë. sport.
- Nota katër (4) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë nota; nota pakaluese në këtë sistem; vjet. nota katër (4) në sistemin e vlerësimit të dijeve me pesë nota. Mori katër. I vuri katër. Kishte dy katra.
katër- fjalëform.
- Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që i përgjigjet kuptimit të fjalës katër (p.sh. katërballësh, katërditor, katërkatësh, katërkëndësh etj.).