Wiktionary:Tutorial (Faqet e diskutimit)
Faqja kryesore | Redaktimi | Formatimi | Lidhjet tek WikiFjalori | Lidhje të ngjashme | Lidhje të jashtme | Faqet e diskutimit | Mbajeni mend | Regjistrimi | Hapësira e përdoruesit | Përmbyllja | Livadhi |
Faqet e diskutimit
Një veçori primare e WikiFjalorit është afësia për të diskutuar artikujt dhe çështje të tjera me përdorues të tjerë.
Nëse dëshironi të bëni pyetje lidhur me një artikull, keni një shqetësim apo koment, ju mund të shkruani tek faqja e diskutimit të atij artikulli. Këtë e bëni duke klikuar tek ''diskutoni'' në krye të faqes. Mos u merakosni nëse lidhja është e kuqe – është një rregull të krijoni një faqe diskutimi nëse ajo akoma nuk ekziston.
Kur postoni një koment të ri, vëjeni atë në fund të faqes. Supozohet se nëse ju përgjigjeni dikujt tjetër, komentin tuaj duhet ta vëni nën komentin e postuesit paraprak. Ju mund ta filloni komentin tuaj me kryeradhë duke shënuar dy pika (:) në fillim.
Ju duhet ta nënshkruani komentin tuaj duke shkruar (~~~) për ta treguar emrin tuaj, apo (~~~~) për ta treguar emrin tuaj dhe datën. Kur e ruani faqen, emri juaja do të futet automatikusht. Shumica nga ne përdorim emrin dhe datën, sepse e bënë diskutimin e ardhshëm me të lehtë.
Kryeradhët
Kryeradhët mund të ndihmojnë shumë në strukturimin e diskutimit, duke e bërë atë të lexohet më lehtë. Praktika standarde është që të filloni një kryeradhë më shumë kur i përgjigjesh një personi, duke shkuar kështu deri në 5 kryeradhë. Pas një kohe kryeradha mund të rritet shumë, pra ju mund të filloni prap nga e para duke filluar një kryeradhë të re. (duke filluar nga e majta e faqës).
Ka disa mënyra të ndryshme të përdorimit të kryeradhës tek WikiFjalori:
Kryeradha e thjeshtë
Mënyra më e lehtë e kryeradhës është të vendosni dy pika ('':'') para çdo paragrafi. Aq më shumë që vendsni dy pika, aq më larg edhe shkon kryeradha, p.sh.;
Kjo fjali ka filluar në të majtë :Kjo fjali fillon pak më mbrenda faqes ::Kjo fjali fillon akoma më mbrenda.
Kjo do të duket kështu:
Kjo fjali ka filluar në të majtë
- Kjo fjali fillon pak më mbrenda faqes
- Kjo fjali fillon akoma më mbrenda.
Kryeradha me katrorë
Ju gjithashtu mund të formoni kryeradhë me katrorë, që zakonisht përdoret për listë. Për ta futur një katror, përdorni yllin (''*''). Sikur tek shembulli më herët, sa më shume yje që vendosni ndryshon paragrafin. Një shembull i shkurtër:
*Lista e parë e artikullit *Lista e dytë e artikullit **Lista e parë e artikullit të dytë *Lista e artikullit të tretë.
Dhe do të duket kështu:
- Lista e parë e artikullit
- Lista e dytë e artikullit
- Lista e parë e artikullit të dytë
- Lista e artikullit të tretë.
Kryeradha me numra
Ju gjithashtu mund të krijoni listë me numra. Për këtë, duhet ta përdorni shenjën e numrit (‘’#’’). Kjo zakonisht përdoret për votime. Prap, ju mund të krijoni listën duke shtuar më shumë shenja për numra:
# Artikulli i parë # Artikulli i dytë ## Nënatikulli ## Nënartikulli i parë # Artikulli i tretë #: Informata shtesë për artikullin e tretë # Artikulli i katërt
Dhe do të duket kështu:
- Artikulli i parë
- Artikulli i dytë
- Nënatikulli
- Nënartikulli i parë
- Artikulli i tretë
- Informata shtesë për artikullin e tretë
- Artikulli i katërt
Shembull
Ja një shembull i një diskutimi të strukturuar mirë:
Tung. Kam një pyetje lidhur me këtë artikull. Jam i sigurt se elefantët e purpurtë jetojnë vetëm në Nju Jork! Agimi 22:43, Jan 13, 2009 (UTC)
- Herën e fundit kur isha në Nju Jork, elefantët që pash ishin të gjelbërt. Zana 23:26, Jan 13, 2009 (UTC)
- Unë jetoj në Australi, ku elefantët duken sikur kangurë! Këta njerëz ishin të pajtimit me mendimin tim:
- Zt. Fisteku – Veterinar
- Zonja. Krasniqi – Dizajnere
- Prof. Kastrioti nga Kopshti Zoologjik Besa 04:16, Jan 14, 2009 (UTC)
Provë
Provoje! Kësaj here, në vend se të shkojmë tek Livadhi për të berë prova, shkrujeni një mesazh tek faqja e diskutimit duke klikuar tek ''diskutoni''. Mos harroni se duhet të nënshkruani emrin tuaj. Ndoshta edhe mund të provoni ti përgjigjeni postimit të dikujt. Mos harroni ta përdorini ''Trego parapamjen'' për ta parë atë nëse struktorimi juaj është mirë para se ta postoni atë.
Vazhdoni me tutorial.