Wiktionary:Tutorial (Lidhjet tek WikiFjalori)

Faqja kryesore   Redaktimi   Formatimi   Lidhjet tek WikiFjalori   Lidhje të ngjashme   Lidhje të jashtme   Faqet e diskutimit   Mbajeni mend   Regjistrimi   Hapësira e përdoruesit   Përmbyllja   Livadhi    

Lidhjet e mbrendëshme

Njëra nga gjërat që e bënë Wikifjalorin të përdorshëm dhe tërheqës janë lidhjet (linqet) e shtrira përmes lidhjeve të mbrendëshme.

Kur të krijoni lidhje

Mënyra më e lehtë për të mësuar se kur të krijoni lidhje është të shikoni artikujt në Wikifjalorët e tjerë dhe kopjoni se si bëjnë ata. Nëse provoni të vendosni që ta krijoni apo jo një lidhje, mendoni ’’Nëse po e lexoja për herën e parë dhe po ta ndiqja këtë lidhje a do të ishte e dobishme për mua?’’

Si të krijoni lidhje

Kur dëshironi të krijoni një lidhje me një faqe të një Wikifjaloi tjetër – e quajtur wiki lidhje – duhet ta vendosësh në mes të dy kllapave të dyfishta, kështu: [[shembull]].

Për shembull, nëse dëshironi të krijoni një lidhje me ‘’Mirësevini’’, ju mund të shkruani këtë: [[Wiktionary:Mirësevini]]

Kodi që kemi shkruar më lartë do të shfaqet kështu:

Wiktionary:Mirësevini

Nëse një lidhja që ke krijuar për atë faqe tashmë ekziston ajo do të shfaqet me ngjyrë të kaltër, kurse nëse ajo nuk ekziston atëherë do të shfaqet me ngjyrë të kuqe kuq.

Nëse dëshironi që teksti i lidhjes që shfaqet ta ketë një emër tjetër, ju mund ta bëni atë duke i shtuar njër vizë vertikale | ndarëse të shoqëruar më një emër tjetër.

Për shembull, nëse dëshironi të krijoni një lidhje sikur atë që bëmë por dëshironi ta quani Mirë se keni ardhur atëherë ju duhet të shkruani kështu

[[Wiktionary:Mirësevini|Mirë se keni ardhur]].

Do të shfaqet kështu:

Mirë se keni ardhur

Lidhja tani quhet ’’Mirë se keni ardhur’’ por lidhet tek ’’Wiktionary:Mirësevini’’

Prapashtesa të tjera

Kur dëshironi të përdorni shumësin e një titulli të artikullit (apo të shtoni ndonjë prapashtesë) për lidhjen tuaj, ju mund të shtoni germat shtesë direkt jashtë kllapave të dyfishta.

Për shembull, ju mund të shkruani:

# Kudo ka [[bakter]]e...
* [[argëtim]]et, [[bojaxhi]]u, [[binjak]]u...

Do të duket kështu:

  1. Kudo ka baktere...

Gjithashtu duhet të theksojmë se kur është germa ‘’ë’’ menjëherë pas kllapave.

Nëse ju shkruani:

[[aeroplan]]ët. 

Atëhere ajo shfaqet kështu:

aeroplanët

Kurse për ta eliminuar shfaqjen jo korrekte atëhere ne përdorim metoden si me lartë, për të pasur rezultate të sakta dhe kur krijojmë këte lidhje.

[[aeroplan|aeroplanët]] 

Atëhere shembulli shfaqet kështu:

Lidhja e datave

Sikur tek Wikipedia, WikiFjalori nuk krijon lidhje datash, sepse datat nuk e kanë vendin tek fjalori.

Provë

Faqja Wiktionary:Livadhi është një faqe ku mund të bësh prova.

Vazhdo me Tutorial