Wiktionary:Tutorial (Lidhje të jashtme)
Faqja kryesore | Redaktimi | Formatimi | Lidhjet tek WikiFjalori | Lidhje të ngjashme | Lidhje të jashtme | Faqet e diskutimit | Mbajeni mend | Regjistrimi | Hapësira e përdoruesit | Përmbyllja | Livadhi |
Lidhje të jashtme
Nëse dëshironi të lidheni me një faqe jashtë WikiFjalorit, gati se gjithmonë duhet të shkoj me nëntitullin ====Lidhje të jashtme==== në fund të artikullit.
Mënyra më e lehtë për ta bërë një lidhje është thjesht ta shkruani linkun e plotë për faqen që ju dëshironi ta lidhni. Kështu që, nëse dëshironi të bëni një lidhje me Google, krejt çka nevojitet është: http://www.google.com, e cila do të duket kështu: http://www.google.com. Wiki automatikisht i trajton këto tekste si lidhje dhe i shfaq ato si adresa interneti, duke përfshirë edhe ’’http://. Në praktikë nuk e shihni këtë format edhe aq shumë, pasiqe adresat URL nuk duken mire dhe shpesh nuk japin ide se çka është ajo faqe.
Për ta bërë lidhjen të shfaq diçka tjetër pos adreses URL, duhet të përdorni kllapat në çdo skaj. Kështu që, nëse dëshirojmë të bëjmë një lidhje me Google, gjithçka që na nevojitet është [http://www.google.com]. Kjo do të shfaqë lidhjen si numër në kllapa: [1]. Ky lloj formati zakonisht përdoret për të cituar burimet mbrenda një artikulli.
Nëse dëshironi që lidhja të ketë tekst që e specifikon, shtoni një emër tjetër pas adresës, ndajeni atë me një hapsirë (jo me vijë |). Kështu që, nëse dëshirojmë që lidhja ta ketë një emër atëhere ne veprojmë kështu:
[http://www.google.com Makinë kërkimi Google]
Do të duket kështu:
Por do të lidhet tek http://www.google.com
Vërejtje: Përdorimi i shenjave, si (''|'') në adresën e internetit shkakton prishjen e lidhjes; sido qoftë, ju mund të përfshini çdo shenjë ASCII në adresë duke përdorur decimelet e barasvlefshme. Për shembull, ‘%7C’ në URL paraqet vijën ( | ), kurse ‘%24’ paraqet shenjën e dollarti ($).
Nën titullin ''Lidhje të jashtme'', lidhjet duhet të rreshtohen me kryeradhë:
====Lidhje të jashtme==== * [http://www.google.com Makinë kërkimi Google]
Provë
Bëni prova në livadhin e kësaj faqe].
Vazhdoni me tutorial.