afsh
Shqip
redaktoniafsh m.sh. -
- Valë e nxehtë ajri që vjen nga zjarri ose nga diçka tjetër e ngrohtë; valë ajri që vjen nga diçka e ftohtë. Afsh i ngrohtë (i nxehtë). Afsh i ftohtë. Afshi i zjarrit (i flakës, i furrës). Afshi i dëborës. Afshi i etheve. Afshi i tokës. Lëshon (nxjerr) afsh. Marr një afsh te zjarri.
- Frymë e ngrohtë që del nga goja; avull. Afshi i gojës.
- Kundërmim i fortë, erë e fortë që vjen nga disa lëndë ose sende, duhmë. Afsh i mirë (i keq). Afshi i gjellës (i hudhrës). Afshi i rakisë (i duhanit). Më bie afshi në hundë.
- (fig.) Vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; dëshirë e fortë. Afsh djaloshar. Afshi i zemrës (i shpirtit). Afshi i lirisë (i luftës). Flet (tregon) me afsh. Ha (pi) me afsh të madh.
- Gjendja e ndezur e kafshës në kohën e ndërzimit, kur është gati për t’u ethur; gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet. Vjen (është) në afsh. I kalon afshi.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniAntonime
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0