Një gjë që ia lëmë dikujt për ta ruajtur e për t'u kujdesur për të; porosi që i japim dikujt për të na bërë patjetër një punë. Lë amanet. E kam amanet. Jap një amanet.
Dëshira ose porositë që lë njeriu me fjalët e fundit para vdekjes. Amaneti i babait. Amaneti i dëshmorëve. Çoj në vend amanetin.[1]