çap
Shqip
redaktoniÇap
Emër
redaktoniI m.sh. -
- Një e hapur e këmbës gjatë ecjes; hap; tingulli që del kur ecim duke shkelur me këmbë. Çap i shkurtër (i gjatë). Me çapa të shpejtë (të mëdhenj). Me çap te lehtë (të rëndë). Me çapa të ngadaltë (të nxituar). Dy çapa i gjerë. Pak çapa me tej. Dy çapa larg fare afër. Bëj disa çapa. Hedh një çap. Eci me çapa. Shpejtoj çapet. Nuk bëj çap (përpara) nuk lëviz fare nga vendi, nuk eci. E mbaj çapin diku ndaloj diku, nuk eci me tej.
- fig. bised. Mënyra si veprojmë për të arritur diçka ose në një rast të caktuar; puna dhe përpjekjet për të arritur një qëllim a synim; hap. Çapi i parë. Bëj çapat e parë.
- Çap pas çapi
- a) pa iu ndarë, këmba-këmbës, në çdo hap, vazhdimisht;
- b) shkallë-shkallë, pak nga pak, hap pas hapi. Në çdo çap (hap) shih te hap,~i. S’bëj çap nuk arrij të bëj asgjë, nuk ia dal dot. I mat çapin dikujt shih te mat. Kaq e ka çapin (hapin) kaq mundësi ka, kaq fuqi ka, kaq e ka frymën. Nuk më arrin çapi është jashtë mundësive të mia. Deri ku i arrin çapi brenda mundësive të tij, aq sa është i aftë për të bërë diçka. Nuk e lë të bëj çap e ndaloj në vend, nuk e lejoj të ecë përpara a të bëjë diçka. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke çapin (hapin) fj. u. shih te vrap,~i 3.
II m.sh. - Zagar, langua. Çap qimezi (qimekuq). Çap gjahu. Çap për lepuj. Marr çapin për gjah. Leh si çap.
Folje
redaktoniI jokal.bised. -
- Shkoj diku, nisem për të vajtur në një vend (përdoret kryesisht në mënyrën urdhërore). Çap në shtëpi. Çap për ujë. Çap për gjah. Çap e merre (e shiko, e i thuaj...). Mos çap atje. Çap e jakë shpejt.
- Çapitem. Mezi çapte. Nuk çapi dot më.
- kal. Hap këmbën për të ecur. Çap këmbën.
- Bëj (shkoj, eci) çap e jakë shih te jakë,~ni.
II kal.krahin. - përçap. Çap bukën. Çap një copë (një kokërr).[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoni
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0