1. Caktoj vlerën e një malli, e një sendi etj. në të holla; jap mendim për çmimin e diçkaje. Çmoj mallin (pasurinë). Çmoj shtëpinë. Çmoj qetë (kalin). Çmoj dëmin. Çmoj prodhimin e një are. E çmoj më tepër (më pak) sesa vlen.
  2. Përcaktoj me afërsi peshën, përmasat, vetinë, cilësinë, kategorinë etj. të diçkaje; vlerësoj, llogarit. Çmoj largësinë. Çmoj thellësinë. Çmoj sasinë (peshën...). çmoj cilësinë e duhanit. E çmoj drejt (saktë, gabim). Çmoj punën e bërë. E çmoj me sy. Çmoj me notë përgjigjen e nxënësit.
  3. Peshoj rëndësinë, vlerën, karakterin etj. të diçkaje a të dikujt për të dhënë një gjykim mbi të, e shqyrtoj dhe jap vlerësimin për dikë a diçka. Çmoj gjendjen (rrethanat, kushtet). Çmoj një vepër. Çmoj meritat e dikujt. E çmoj si duhet.
  4. E ngre lart dikë a diçka, e pranoj se ka rëndësi, vlerë, meritë të madhe; vlerësoj lart. Çmoj miqësinë. Çmoj virtytet (patriotizmin, besnikërinë). E çmon jashtë mase. I çmojnë shërbimet e tij. Di ta çmojë bukurinë. E çmon tepër veten.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0