Dimri
Shqip
redaktoniDimri m.sh. -
- Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 dhjetor e mbaron me 21 mars). Dimër i ftohtë (i butë, i egër, i ashpër). Dimër i gjatë. Dimër me dëborë. Këtë dimër. Tërë dimrin. Në dimër. Në mes të dimrit. Para (pas) dimrit. Stina e dimrit. Shirat (të ftohtët) e dimrit. Acari (thëllimi) i dimrit. Pushimet e dimrit (për nxënësit a për studentët). Rrobat e dimrit. Netët e dimrit. Hyri (doli, filloi, mbaroi) dimri. E hodhën (e kaluan, e kapërcyen) dimrin. Mbledh (ruaj) për dimër.
- Muajt më të ftohtë të vitit; kund. verë, behar. Dimër e verë gjatë gjithë vitit, në çdo kohë të vitit, vazhdimisht. Doli vera e hyri (erdhi) dimri.
- Kohë e ftohtë dhe e keqe, zakonisht me dëborë; kund. behar. Bën dimër. Ç`është ky dimër që na zuri!
- përd. ndajf. (në rasën dhanore të numrit njëjës të shquar). Gjatë dimrit, në dimër. Dimrit shtegtonin (zbritnin) në fusha.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0