administratë
Shqip
redaktoniEmër
redaktoniadministratë f. sh. -
- Formë e veprimtarisë shtetërore, krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore, për të ushtruar pushtetin shtetëror nëpërmjet organizimit të drejtpërdrejtë të funksioneve të shtetit e të veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse; sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive-urdhërdhënëse, që ushtrojnë pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie. Administrata shtetërore. Administrata e re (e vjetër). Administrata qendrore. Organet e administratës së shtetit.
- Njësi organizative e një sektori të ekonomisë ose të kulturës; organi drejtues i një njësie të tillë, së bashku me aparatin përkatës; zyrat e një ndërmarrjeje, kooperative, institucioni ose të një shërbimi shtetëror; ndërtesa e këtij organi ose e këtyre zyrave. Administrata e ndërmarrjes (e kooperativës, e shkollës...). Përgjegjësi i administratës. Punonjësit e administratës. Zyrat e administratës. Kaloj nga administrata në prodhim.
- përmb. Tërësia e nëpunësve, që veprojnë në aparatin shtetëror ose në një njësi organizative shtetërore. Administrata e fabrikës (e institutit). Shkurtoj administratën.
- Grupi që ushtron pushtetin politik dhe ekzekutiv në një vend borgjez; nëpunësit e aparatit shtetëror ose të një sipërmarrjeje kapitaliste në një vend borgjez. Administratë e kalbur. Administrata e sipërmarrjes.
- Organet që ushtrojnë pushtetin në një krahinë ose në një vend të pushtuar dhe veprimtaria e tyre. Administrata ushtarake (koloniale). Administrata e pushtimit.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniFjalë të ngjashme
redaktoniSee Also
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0