afër
Shqip
redaktoniafër ndaj.
- Në largësi të vogël nga diçka tjetër, pranë; kund. larg. Afër e afër shumë pranë, ngjitur. Aty afër. E kam afër. Rri afër. Bie me afër.
- Pas pak kohe, pa kaluar shumë kohë, së shpejti; jo shumë kohë përpara; kund. larg. Tashti afër. Është afër dita kur...
- Me lidhje gjaku ose me lidhje familjare të ngushta; kund. larg. Është afër me të. Bien afër.
- Pa ndonjë dallim të madh nga dikush a nga diçka tjetër, me tipare të ngjashme me të; kund. larg. Janë afër njëri-tjetrit. Qëndrojnë afër.
- Afërsisht. Aty afër aty rrotull.
- (fig.) Drejtpërsëdrejti; duke i qëndruar pranë, me kujdes e vëmendje të veçantë; kund. larg. Shoh nga afër. Drejton nga afër. Ndiej nga afër. Kam (mbaj) afër dikë. I rri (i qëndroj) afër. I gjendet afër.
afër parafj.
- Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon vendin, sendin ose njeriun pranë të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt të cilit shkon a lëviz dikush a diçka. Afër nesh. Afër shtëpisë (lumit).
- Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon kohën pak çaste para së cilës kryhet një veprim, ndaj. Afër mbrëmjes (mëngjesit). Afër dimrit. Afër të pesëdhjetave.
afër pj.
- Pak a shumë, rreth, afërsisht. Afër njëzet ditë. Peshon afër dy kuintalë. Merr afër dyqind veta.
Është afër mendsh (mendjes) kuptohet vetvetiu; është fare e qartë. Është më afër mendsh (mendjes) ka me shumë të ngjarë, është më e mundshme. Është me afër dera se qilari fj. u. shih derë[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniAntonime
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0