bashkësi
Bashkësi f.sh. -
- vet. nj. Të pasurit diçka të përbashkët me një tjetër, prania e një tipari të përbashkët me një tjetër; lidhja e dy a më shumë gjërave sipas diçkaje të përbashkët. Bashkësi ekonomike. Bashkësi (lidhje) gjuhësore. Bashkësia e territorit. Bashkësi idesh (qëllimesh, interesash, pikëpamjesh). Bashkësi mendimi (veprimi).
- Grup njerëzish, që janë të lidhur e të bashkuar nga prejardhja, nga kushtet e jetesës, nga veçoritë kombëtare, nga interesa e qëllime të përbashkëta etj.; grup vendesh a popujsh, që lidhen nga kushte historike ose nga interesa të përbashkëta ekonomike, shoqërore e politike. Bashkësi e qëndrueshme. Bashkësi ekonomike. Bashkësi kombëtare. Bashkësi shtetesh.
- hist. Formë e organizimit të shoqërisë në rendin e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë me klasa; komunë. Bashkësia primitive. Bashkësi fisnore. Bashkësitë fshatare. Anëtarët e bashkësisë. Prona e bashkësisë. Shthurja e bashkësisë.
- mat. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët, karakteristike vetëm për to (si p.sh. tërësia e numrave natyrorë, tërësia e nxënësve të një klase, tërësia e drurëve të një pylli etj.). Bashkësi e pafundme (e kufizuar, e mbyllur). Bashkësia e numrave.
- gjeol. Tërësia e zonave dhe e shtresave gjeologjike, që kanë të përbashkët përbërjen, ndërtimin etj. Bashkësi gjeologjike.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0