bateri
Shqip
redaktoniEmër
redaktonibateri f.sh. -
- usht. Njësi artilerie që përbëhet prej disa togash dhe që ka katër deri në gjashtë gryka zjarri; ushtarët që shërbejnë në këtë njësi. Bateri topash (mortajash, raketash). Bateri kundërajrore (bregdetare). Komandant baterie. Qëllon me bateri.
- kryes. sh. fig. Goditje, përpjekje a sulme të përqendruara kundër dikujt a diçkaje për të arritur një qëllim. Bateritë e kritikës. Me të gjitha bateritë. Zbrazi bateritë.
- fiz. Grup pilash, akumulatorësh ose kondensatorësh, që janë lidhur së bashku për të dhënë rrymë elektrike. Bateri elektrike (kimike, diellore). Bateri e thatë. Bateri ushqyese. Bateri pilash (akumulatorësh, kondensatorësh). Bateri ndriçimi. Bateri automobili. Radio me bateri. Ngarkoj bateritë. Shkarkohen bateritë.
- tek. Pajisje e përbërë nga disa pjesë ose nga disa elemente të njëjta, që janë lidhur së bashku për të bërë një punë. Bateri kazanësh (turbinash, ngrohësish, ndriçuesish).
- sport. Një radhë atletësh në një garë me shumë pjesëmarrës, që nisen të ndarë në grupe. Bateria e parë (e dytë, e tretë...). Bateri vrapimi. Niset një bateri.
- muz. Grup daullesh të mëdha e të vogla, të cilave u bie një muzikant në një orkestër. Luan në bateri.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0