brengë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonibrengë
I f.sh. -
- Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i thellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj.; vuajtje e rëndë shpirtërore, hidhërim. Jetë me brenga. Pa halle e pa brenga. Ka (e mundon) një brengë. Larg brengave e mundimeve. Brenga e shkuar, brenga e harruar. fj. u.
- E kam brengë më mundon vazhdimisht përbrenda, e kam gozhdë në zemër. Më mbeti brengë diçka më mbeti merak; më mbeti peng.
II f.sh. -
- mjek., veter. Sëmundje e grykës, që shfaqet me ënjtje të saj, fyti i keq, difteria.
- Mëllë, bullungë që u del njerëzve e kafshëve dhe shenja që lë në trupin e tyre; gjurma, shenja e një plage; gjurmë që mbetet si gungë në trup të bimëve, pasi është mbyllur një prerje, një gërvishtje etj.
- Brengë thiu bot. Bimë barishtore me degë të gjata e të shtrira përtokë, me gjethe të imëta e të mprehta, që del e rritet zakonisht nëpër pyje.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0