brigadë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonibrigadë f.sh. -
- usht. Njësi ushtarake e organizuar, që përbëhet nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi e flotës detare ushtarake, që përbëhet nga disa anije lufte të një lloji. Brigadë këmbësorie (artilerie). Brigadë tankiste (xheniere).
- hist. Njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që përbëhej zakonisht nga katër batalione. Brigada e Parë Sulmuese. Brigadat partizane. Komandanti (komisari) i brigadës. Flamuri (himni) i brigadës.
- Njësi e organizuar vullnetarësh, që marrin pjesë në aksione të ndryshme për një kohë të caktuar. Brigadat e rinisë. Brigadë vullnetarësh (aksionistësh). Flamuri i brigadës. Komandanti (komisari) i brigadës.
- Grup i organizuar njerëzish, që kryejnë një punë të caktuar në një qendër prodhimi, në një ndërmarrje, në një kooperativë bujqësore etj., njësi bazë e prodhimit; grup i vogël njerëzish i ngarkuar përkohësisht për të kryer një detyrë të veçantë (zakonisht për të ndihmuar, për të kontrolluar etj.). Brigadat e fushës (e arave). Brigada e blegtorisë. Brigada e traktoristëve. Brigadë prodhimi. Brigadë kontrolli. Brigada e shtypit. Anëtarët e brigadës. Në bazë brigade.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0