bukuri I f.sh. -

  1. vet. nj. Të qenët i bukur, vetia e asaj që është e bukur; e bukura. Bukuria në jetë e në natyrë. Bukuria vetë.
  2. Tërësia e anëve dhe e tipareve të bukura që ka një njeri, një send etj., të cilat të tërheqin e të ngjallin kënaqësi; pamja e jashtme e bukur ose cilësitë e brendshme, shpirtërore e morale të bukura. Bukuri trupore (fizike). Bukuri shpirtërore (morale). Me bukuri të rrallë. Bukuria e fytyrës. Bukuria e bregdetit (e detit, e maleve tona, e pranverës). Bukuria e luleve. Yll nga bukuria. Humbi bukurinë. Ia shton bukurinë.
  3. kryes. sh. Gjë e bukur, ajo që është e bukur; anët e bukura, pamjet tërheqëse të një vendi. Bukuritë e natyrës. Bukuritë e atdheut (e vendlindjes).
  4. bised., iron. E keqja më e madhe (përdoret me kuptim të kundërt nga ai që ka zakonisht kjo fjalë). Bukuria ishte se ...
  5. poet. Qenie shumë e bukur, ai ose ajo që shquhet për bukuri trupore dhe për veti të larta shpirtërore.
  • Për bukuri shumë mirë, fare bukur.


II ndajf.bised. -

  1. Shumë mirë, bukur, mrekulli. Foli bukuri. Punët shkojnë bukuri.
  2. përd. pasth. Mrekulli, shumë mirë.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Hijeshi

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0