Bulë f.sh. -

  1. bot., zool. Syth bimësh, mugull; syth që del te disa qenie, prej të cilit zhvillohet qenia e re. Bulat e qershisë (e kumbullës, e plepit). Bulat e hidrës. Çelën bulat.
  2. Pikë (uji, shiu, djerse, loti etj.). Bulë uji (vese, qumështi, gjaku). S`ka asnjë bulë.
  3. Flluskë e vogël. Bulë ajri. Bulë oksigjeni (hidrogjeni).
  4. anat. Pjesë e tultë, e butë dhe e rrumbullakët e ndonjë organi të trupit. Bula e veshit pjesa e butë në fund të veshëve, ku varen vathët. Bula e gishtit mollëza e gishtit.
  5. Lungë e rrumbullakët dhe e fryrë; puçërr e madhe. I ka dalë një bulë.
  6. Pjesë e disa frutave, të cilët ndahen në disa copë të veçanta e të shkëputura; thelb. Bulë shege. Bulë arre thelb arre.
  • Është bulë e flori është shumë i dobishëm, s'ka të çmuar (për shiun kur bie në kohën e duhur).[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0