Cipë f.sh. -

  1. Lëvore e hollë që vesh diçka, lëkurë, vemesë; shtresë e hollë që mbulon sipërfaqen e diçkaje. Cipë e hollë. Cipa e qepës. Cipa e mollës (e pjeshkës). Cipa e kokrrave të rrushit. Cipa e vezës. Cipa e qumështit. Cipa e gjellës. Cipë akulli. Cipa e drurit. Cipa e plagës. Zë (vë) cipë. I prish (i heq) cipën. Ha me gjithë cipë.
  2. anat. Lëkurë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ; membranë. Cipa e brendshme. Cipa e barkut. Cipa (korja) e trurit. Cipa e qelizës. Cipa e mukozës.Cipë dhjami. Cipa e veshit. Cipa e virgjërisë. I vuri cipë syri.
  3. bised. Sipërfaqja e një uji të qetë. Cipa e ujit. Cipa e liqenit (e kënetës).
  4. fig. bised. Tërësia e vetive morale të një njeriu të ndershëm, turpi e sedra që e mbajnë njeriun të mos bëjë veprime të palejueshme; tërësia e rregullave dhe e normave morale të shoqërisë, që mbrojnë nderin e saj. Njeri me cipë. Sjellje pa cipë. Nuk ka cipë. S`ka fytyrë e cipë. I ka plasur cipa. Ruaj cipën. S`i mbetet cipë. Bëj diçka për cipë. Plasi cipa, doli kripa. fj.u. Ka cipë (nder) në faqe.
  5. bised. Pëlhurë e hollë pambuku; basmë. Cipë me lule. Cipë për fustan. Futë prej cipe.
  6. bised. Shami koke për gra. Cipë e zezë (e bardhë).Vë cipën. Lidh cipën.
  7. fig. Diçka që mbulon ose që fsheh, mbulesë, perde. Mbuloj (fsheh, mbështjell) me një cipë. I hedh cipën (një ngjarjeje, veprimi etj.). Heq (gris) cipën.
  8. krahin. Petë byreku ose ëmbëlsire. Byrek me dyzet cipa.
  • Cipë qepe shih te qepë,~a. Cipë e kockë shumë i dobët, kockë e lëkurë. Hodhi cipën e zezë shih te zi (i), zezë (e). I ka plasur cipa (peta) e ballit keq. është bërë i pacipë, s'ka turp fare.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0