çehre
Shqip
redaktoniEmër
redaktoni- Pamja e fytyrës; ngjyra e fytyrës; shprehja e fytyrës. Çehre e zbehtë. Çehrja e vdekjes. Me çehre të vrarë (të prishur). Iu prish (iu nxi, i ndryshoi) çehrja. Merr çehre tjetër. I erdhi çehrja. I iku (iu pre, i ra) çehrja u zbeh shumë. Nuk i qesh çehrja. Duket që në çehre. E njoh në çehre. I ra një çehre e verdhë. Nuk kish çehre të mirë. Një çehre i vinte, një çehre i shkonte i ndryshonte aty për aty ngjyra e fytyrës; here skuqej, herë zbehej.
- Shprehje mirëdashëse e fytyrës. I jap çehre e pres me fytyrë të çelur. Miku (mysafiri) do çehre miku duhet pritur buzagaz e me zemër të hapur.
- Pamje e vrenjtur e fytyrës, fytyrë e ngrysur. I foli me çehre. E priti me çehre. Mos mbaj çehre.'
- Ngjyra e një bime të zhvilluar mirë, pamja e zakonshme e bimës së shëndoshë. Mori çehre misri.
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0