çelem
Shqip
redaktoniFolje
redaktoni- vet. veta III. Lëviz një derë, një kanat etj. duke u lënë i lirë kalimi për të hyrë diku a për të dalë prej andej ose për t’u lidhur mjedisi i brendshëm me të jashtmin; hapet; kund. mbyllet. U çel dera. U çelën dritaret. U çel vetë.
- vet. veta III. I hiqet tapa, kapaku, mbyllësja a mbështjellja diçkaje të mbyllur ose të mbështjellë; hapet. U çel shishja. U çel zarfi. U çel kutia.
- vet. veta III. Shpaloset diçka e palosur, e mbledhur a e mbyllur; veçohen e largohen anash dy pjesë a dy anë të puthitura ose të afruara të diçkaje; hapet; kund. mbyllet. U çel libri. Iu çelën sytë. Iu çel goja. Iu çelën gishtat.
- vet. veta III. Nis nga puna a nga veprimtaria diçka, pasi janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme; hapet; kund. mbyllet. U çelën shkollat. U çel ekspozita (muzeu). U çel dyqani.
- vet. veta III. Nis një veprimtari; fillon diçka; ka si fillim, nis. U çel biseda. U çel mbledhja. U çel kongresi. U çel fushata. U çel gjyqi.
- vet. veta III. I hiqen pengesat, bëhet i lirë kalimi; kund. zihet. U çel rruga. U çel shtegu. U çel kufiri. vet.
- veta III fig. Krijohet mundësia për të ecur përpara a për të arritur diçka, hapet. U çelën perspektiva (horizonte) të reja. U çelën mundësi të gjera.
- vet. veta III. Shtrihet përpara pa ndonjë pengesë; duket në gjithë gjerësinë e vet, hapet. Përpara çelej një pamje e bukur.
- Marr fuqi e gjallërohem pas një sëmundjeje, me vjen shëndeti, marr një pamje me të shëndetshme e me të gjallë, mëkëmbem, këndellem. Është çelur djali (vajza).
- Bëhem i qeshur në fytyrë, marr pamje të gëzuar e të afruar; kund. vrenjtem. Iu çel fytyra. U çel në fytyrë.
- fig. Bëhem më i gjallë e më i zhdërvjellët në jetë a në marrëdhëniet me të tjerët. U çel pas ca kohësh.
- fig. I zbuloj një tjetri mendimet, ndjenjat e të fshehtat e mia, i hap zemrën. Mua me çelet. Nuk çelet me këdo.
- vet. veta III. Pastrohet nga retë, kthjellohet, hapet. U çel koha (moti).U çel qielli.
- vet. veta III. Tingëllon më i qartë e më i pastër (për zërin), jep zë më të pastër. Iu çel zëri. Iu çel fyti.
- vet. veta III. Çahet a plasaritet thellë (për lëkurën dhe indet e buta). M’u çelën duart.
- Pës. e çel 1-15,17,18.[1]
Etimologjia
redaktoniShqiptimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë të prejardhura
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0