1. Lëviz duke e shtyrë a tërhequr, mënjanuar a ngritur një derë, një kanat etj. për të hyrë lirisht diku a për të dale prej andej, për të vënë diçka brenda a për të marrë diçka prej andej ose për të lidhur mjedisin e brendshëm me të jashtmin; hap; kund. mbyll. Çel derën (dritaren). Çel kanatin. Çel nga brenda (nga jashtë). E çel me forcë.
  2. I heq tapën, kapakun, mbyllësen a mbështjelljen diçkaje të mbyllur ose të mbështjellë; hap; kund. mbyll. Çel shishen. Çel kapakun. Çel zarfin. Çel një pako. Çel kutinë e konservave.
  3. I liroj bravën a drynin diçkaje të mbyllur, zhdryj; kund. mbyll. Çel derën. Çel bravën (drynin). Çel me çelës.
  4. Shpalos diçka të palosur, të mbledhur a të mbyllur, drejtoj diçka të përthyer; veçoj e largoj anash dy pjesë a dy anë të puthitura ose të afruara të diçkaje; hap; kund. mbyll. Çel çadrën. Çel librin (regjistrin, fletoren). Çel briskun. Çel sytë. Çel gishtat. Çel grushtin. Çel gojën.
  5. Çaj diçka të re duke punuar, duke gërmuar a duke shpuar; hap. Çel një grope. Çel një vrimë. Çel një vijë (një kanal, një hendek). Çel një tunel (një galeri). Çel themelet. Çel tokën (ugarin) punoj për herë të parë, çaj. Çel rrah.
  6. Bëj që të nisë nga puna a nga veprimtaria diçka, pasi kam përgatitur gjithçka; hap; kund. mbyll. Çel një shkollë. Çel një ekspozitë. Çel një dyqan. Çel shtëpi të re nis të banoj veçan në një shtëpi tjetër.
  7. Bëj që të nisë një veprimtari, filloj diçka; filloj i pari; shpall; nis; kund. mbyll. Çel mbledhjen. Çel bisedën(diskutimin). Çel fushatën. Çel programin. Çeli serinë e golave.
  8. I lë kalim të lirë, i krijoj mundësitë për të kaluar a për të depërtuar diku; kund. mbyll. I çel shtegun. Çel kufijtë.
  9. fig. Mënjanoj pengesat ose vështirësitë për të ecur përpara; i krijoj mundësitë për të kaluar në një drejtim ose për të arritur diçka, hap. Çel rrugë të reja. I çel horizonte të reja (shtigje të reja).
  10. fig. I nxjerr (vështirësi etj.), i krijoj, i sjell, i shkaktoj diçka të papëlqyeshme. I çel punë. I çel ngatërresa (telashe). Na çeli avaze.
  11. Vë në veprim, lëshoj që të punojë; i hap rrugën diçkaje që rrjedh ose një rrymë energjie; kund. mbyll. Çel dritën. Çel radion. Çel ujin (musllukun). Çel gazin (ajrin).
  12. fin. I jap mundësi dikujt të tërheqë të holla; filloj veprimet me të holla. I çel kredi. Çel një librezë kursimi. Çel një llogari.
  13. fig. E bëj t’i qeshë fytyra, e gëzoj. I çeli fytyrën (ballin). Na çeli të gjithëve.
  14. fig. bised. I zgjeroj horizontin e dijeve e të kulturës, e zhvilloj, i hap sytë. I çeli shkolla.
  15. vet. veta III. Ngroh vezët për të dale zogj. Çel zogj. Çel vezët.
  16. vet. veta III. Bën të dalin gjethet a të hapen petlat e luleve. Çeli lule. Çeli gjethe.
  17. bised. Lëshoj bagëtinë, i nxjerr për të kullotur. Çel bagëtitë. Çel berrat (dhitë). Çel lopën.
  18. krahin. Ndez. Çel zjarrin. Çeli fitilin (llambën). Çeli një qiri.
  19. krahin. Pres si mik, fut në shtëpi si mik. E çeli mik. E çeli në shtëpi.
  20. vet. veta III jokal. Shpalosen petlat ose gjethet duke u rritur, shpërthejnë burbuqet ose sythat; lëshon lule, lulëzon. Çelin lulet. Çelin gjethet. Çelën manushaqet. Çeli pambuku. Çelën pemët. Çeli molla (dardha, bajamja). Sa lule çelin, të gjitha s’lidhin. fj.u.
  21. vet. veta III jokal. Fillon të zbardhë, agon (për dritën e ditës). Çel agimi. Çeli drita (dita). Pa çelur drita pa zbardhur, herët, në agim.
  22. vet. veta III jokal. Pastrohet nga retë, kthjellohet, hapet. Çeli koha. Çeli moti.
  23. vet. veta III jokal. Del nga veza (për zogjtë, larvat). Çelin zogjtë. Çelën krimbat e mëndafshit.[1]

Etimologjia

redaktoni

Shqiptimi

redaktoni

Sinonime

redaktoni

Antonime

redaktoni

Fjalë të prejardhura

redaktoni

Në gjuhë tjera

redaktoni

Referencat

redaktoni
  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0