anije
Shqip
redaktoniEmër
redaktonianije f. sh. -
- Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj. Anije tregtare (ushtarake). Anije akullthyese (aeroplanmbajtëse, vajgurmbajtëse). Anije udhëtarësh (transporti). Anije peshkimi. Anije me avull (me vela, me motor). Kuverta e anijes. Kiçi (bashi) i anijes. Kapiteni i anijes. Ditari i anijes. Ngarkoj (shkarkoj) anijen. Fundoset anija. Hipi në anije.
- Mjet për lundrim ajror ose për fluturime kozmike. Anije kozmike (ndërplanetare). Ulja e anijes në Hënë.
- arkit. Anijatë. Anija qendrore (anësore).[1]
|
|
|
Referencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0