arbëresh
Arbëresh
I m.zakon.sh. -
- Emër që përdoret sot për shqiptarët e Italisë së Jugut, të Greqisë dhe të Dalmacisë, të shpërngulur nga Shqipëria në mesjetë. Arbëreshët e Italisë. Arbëreshët e Greqisë.
- vjet. Shqiptar i kohës së mesjetës, arbër.
- krahin. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës, arbër.
II m.zakon.sh. - Banorët e fushave bregdetare të vendit tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore), arbër.
- mb. -
- Që banohet nga arbëreshët e shpërngulur prej Shqipërie në mesjetë; që ka të bëjë me arbëreshët, që është krijuar nga arbëreshët ose që është veti e arbëreshëve; i arbëreshëve. Krahinë arbëreshe. Fshat arbëresh. Grua arbëreshe. Letërsia (poezia) arbëreshe. Të folmet arbëreshe. Kostum arbëresh. Shkrimtar (poet) arbëresh. Ngulimet arbëreshe.
- vjet. Shqiptar.
- krahin. Që ka të bëjë me një pjesë të Labërisë së Vlorës, i arbëreshëve të Labërisë. Gra arbëreshe.[1]
Etimologjia
redaktoniPrononcimi
redaktoniSinonime
redaktoniAntonime
redaktoniFjalë rrjedhëse
redaktoniNë gjuhë tjera
redaktoniReferencat
redaktoni- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0